Barcelona i jep fund dyshimeve në lidhje me të ardhmen e Dani Alves. Pas dy muajsh negociatash dy palët kanë rënë dakord duke lidhur një kontratë edhe për dy vitet e ardhshme. Alves dhe klubi kanë lënë gjithçka të hapur edhe për një vit tjetër (2+1), një përfundim logjik që erdhi menjëherë pasi u kurorëzuan kampion të Europës. Mbrojtësi brazilian i cili erdhi tek Barcelona në vitin 2008 do vazhdojë të qëndrojë në katalunjë të paktën deri në vitin 2017-të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb