E ardhmja e Pogbas tashmë është e vendosur, të paktën sipas mediave spanjolle. Sipas “Mundo Deportivo”, Juventus dhe Barcelona kanë gjetur akordin ndërmjet tyre për transferimin e Paul Pogba në 2016-ën, sigurisht pas “bekimit” të mesfushorit francez. Surprizën e vetme mund ta dhurojë Mino Raiola, që vazhdon të ketë oferta të “çmendura” nga Man.City dhe Psg. Me merkaton e Barcelonës të bllokuar, Pogba nuk mund t’ia lejonte vetes një vit pa futboll. Për ketë arsye talenti francez do qëndroje edhe një vit tek Juventusi për të veshur më pas verën e ardhshme fanellën e Barçës. Këto ditë Moratta dhe Braida, dy drejtorët e Juves dhe Barçës, janë takuar shpesh ndërmjet tyre, tema e diskutimit ka qenë Paul Pogba, arritja e një marrëveshje që kënaq të gjithë palët.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb