Të mërkurën në “Uefa Champions League” u shkruajt një kapitull i rëndësishëm i futbollit me Barcelonën që realizoi përmbysjen më të madhe në historin e këtij kompeticioni që daton nga viti 1955.

Fitorja 6-1 kundër Paris SG ishte e pabesueshme dhe festa që pasoi më pas ishte mahnitëse. Dalloi mbi të gjithë Lionel Messi që zgjodhi të festonte me tifozët. Një foto e shkrepur nga ky moment, nga një prej fotografëve të klubit, me plot kuptimin e fjalës ka “thyer” rrjetet sociale.


Foto e yllit argjentinas ka marrë mbi 80 mln shikime në të gjitha rrjetet sociale, duke thyer çdo lloji rekordi të vendosur më parë.

Kjo kthesë e pabesueshme, sipas medjave iberike, ka rritur numrin e tifozëve të Barcelonës në të gjithë botën, jo vetëm kaq por edhe ata që kanë pasur pak qasje me futbollin, tashmë janë më të lidhur.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb