Meksikë-Një baron droge meksikan është arratisur nga një burg i sigurisë së lartë për herë të dytë në 14 vite.

Komisioni meksikan i sigurisë tha të shtunën se Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili drejton kartelin e fuqishëm Snaloa, ishte parë për herë të fundit në banjon e dushit në burgun Altiplano.

Forcat e sigurisë që po bëjnë kërkime për të arratisurin, i kanë pezulluar fluturimet në aeroportin Toluca i cili gjendet pranë burgut në kryeqytetin meksikan.

Guzman u kap në muajin shkurt të vitit të kaluar pas më shumë se një dekade që qëndronte i fshehur. Fillimisht ai i kap në vitin 1993 por u arratis nga burgu në vitin 2001 me ndihmën e rojeve të burgut.

Ai kërkohet edhe nga Shtetet e Bashkuara nën akuzat për trafikim droge. Karteli Sinaloa kontrollon pjesën dërrmuese të kalimeve kufitare për trafikimin e drogës mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: