TIRANE-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama gjatë një takimi me banorët e Himarës pasditen e sotme. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryedemokrati Basha thotë se kreu i qeverisë gënjen kur flet për taksa më të ulëta.

Basha thotë se 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa.

“Kush dëgjon Edi Ramën të flasë për taksa më të ulëta, e di se ai gënjen paturpësisht!

97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa.

Me taksën e re të ndërtesës bizneset po paguajnë 2-4 herë më shtrenjtë.

E vetmja zgjidhje për shpëtimin e çdokujt që refuzon të grabitet nga qeveria dhe bashkia është bashkimi me PD dhe alternativën tonë për taksat më të ulëta në rajon”, shkruan kryedemokrati Basha, teksa publikoi një video ku pasqyrohen shifrat sipas tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb