TIRANE-Kryeopozitari Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nga buxheti 2017, vetëm 25 milionë dollarë kanë shkuar për mobilime zyrash. Sipas Bashës, në këto tre vite, kreu i qeverisë ka harxhuar për fasada.

Ndonëse sipas Bashës, vëmendja e Ramës duhet të jetë tek përmbytjet dhe pasojat që erdhën nga ato, kryeministri shton ai- mendon vetëm për fasada.

“Edi Rama ka ndarë 25 milionë dollarë për zyra dhe mobilim zyrash në buxhetin e vitit 2017. Kjo shumë marramendëse për një vend si Shqipëria i shtohet qindra milionë dollarëve të tjerë të harxhuar këto tre vjet për fasada, zyra dhe kolltuqe nga Edi Rama. Moti i keq i ditëve të fundit nxorri në pah nevojën jetike që ka vendi për investime në infrasrukturë dhe në mbështetje për njerëzit në nevojë. Pak ditë reshje sollën pasoja dramatike: qindra hektarë tokë u përmbytën, mijra familje humbën të mbjellat dhe gjënë e gjallë nga e cila varet jeta e tyre, qindra shtëpi u bene te pabanueshme, zona të tëra mbetën të izoluara dhe pa energji. Por kjo emergjence nuk është prioritet i Edi Ramës. Prioriteti i tij i vetëm janë fasadat dhe kolltuqet. Ky që justifikohet kudo se nuk ka para për shëndetësinë dhe arsimin ndaj po ja u jep privatëve, ka përherë para pa fund për zyrat e tij dhe të shërbëtorëve të tij. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen.”, thekson Basha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: