TIRANË- “Askush nuk mund t’i shmanget dekriminalizimit”. Kështu deklaroi sot
kryedemokrati Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke kërkuar edhe njëherë votimin e pr/ligjit të dekriminalizimit, dorëheqjen e kryeparlamentarit Meta dhe ministrit Tahiri. Pikërisht këto tre kërkesa, Basha tha se do ti bëjë publike në takimet me qytetarët gjatë turit politik në mbarë vendin.

“Ditë për të vepruar, të ngihemi i madh e i vogël kundër të keqes”,- tha Basha, duke shtuar se “Nuk ka më kohë për të pritur, këto kërkesa do jenë pjesë e turiit politik në mbarë vendin. Po vjen ora e veprimeve, do vendosim me qytetarët”.

Basha paralajmëroi sot edhe votën kundër të demokratëve për aktin normativ të buxhetit që pritet të kalojë sot në Kuvend. Sipas Bashës, ky akt ul me 90 mln dollarë të ardhurat. Ai thotë se paratë që duhet t’i shkonin shqiptarëve kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve të korruptuar. “Ekonomia shqiptare është në rënie të lirë, qindra vende pune mbyllen çdo ditë, 40 milionë dollarë është gropa e gushtit në raport me buxhetin e janarit. Rama dhe Meta kaluan hajdutshe aktin normativ të shkurtimit të shpenzimeve duke renditur Shqipërië bashkë me Bjellorisinë në vendet e vetme të Europës që ulën rrogat dhe pensionet, shtrënguan rripin e shqiptarëve, paratë që duhet të shkonin për ta shkuan në xhepat e zyrtarëve të korruptuar”,- tha ai.

Duke u ndalur tek realiteti politik, kryedemokrati akuzoi kryeministrin Rama si personin përgjegjës për dekriminalizimin e Kuvendit. I zgjedhur i Ramës, sipas tij, ishte edhe Prenga që qëlloi më armë në dyert e komisariatit personat nga familja Cali. Sipas Bashës, Ramë cilësohet si kumbar i dekriminalizimit, prandaj shtoi se eshte e turpshme mosfutja e pr/ligjit të dekriminalizimit në kalendarin e punimeve te Kuvendit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: