TIRANË- Nga: ELDA MENGA*

TIRANE- Java politike e ambasadorit amberikan, Donald Lu dhe ambasadores së Bashkimit Europian, Romana Vlahutin ka nisur me takime të ndara me politikanë shqiptarë, ku mendohet se reforma në drejtësi ka qenë në fokus.

Diplomati amerikan priti në një drejtë punë ne rezedencen e tij ish kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndërkohë në kryesine e Kuvendit, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin pati një takim me kryetarin e Komisonit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa.

Ambasadorët e SHBA dhe BE, janë angaxhuar që reforma në drejtësi jo vetëm të kryehet, por edhe të finalizohet përmes një procesi konsensual mes palëve. Pas vizitës dyditore të delegacionit të ekspertëve të komisionit të Venecias, palëve politike ju duhet të ulen sërish bashkë, për të gjetur zgjidhje për ato çështje, të mbetura pezull.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: