Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Basha ecje me qytetarët e Delvinës: Plani që kam unë funksionon në BE e SHBA, Rama ka llafe e premtime

19368951_307027609723082_689888180_o (1)

Lulzim Basha i ka sqaruar qytetarët e Delvinës sot gjatë ecjes dhe takimeve atje me banorë, për planin e tij ekonomik.

Basha u tha banorëve që synimi është të ndezim motorrin e ekonomisë që të funksionojë për të gjithë, jo ti japim dikujt timon që e do për vete.

Kreu i opozitës ka shpjeguar se ulja e taksave, ulja e cmimit të naftës, të energjisë do ta vënë në lëvizje ekonominë, do shtojë të ardhurat në xhepat e qytetarëve, cka do të rrisë konsumin, prodhimin.

“Nuk kam shpikur asgjë dhe nuk ka nevojë të shpikim, tha Basha, është i njëjti model që funksionon në Gjermani, në Europë, në Amerikë”.

Basha u bëri thirrje qytetarëve që janë ende të pavendosur, të bëjnë dallimin mes atij që do timonin e pushtetin për veten e tij, dhe atij që ka prioritet qytetarët, interesat e tyre.

“Paratë nuk do të shkojnë për palma, pllaka, fasada, paratë do shkojnë për rritje pensionesh, për sigurimin e shkollimit dinjitoz për fëmijët shqiptarë”,- tha ai.

Basha tha se plani i tij do të sjellë investime. “Ne do të sjellim fabrika që prodhojnë pjesë për makina, që do krijojnë vende pune, do prodhojmë dhe timonë, dhe unë do ia dhuroj një Ramës, u tha Basha banorëve të Delvinës.
(BalkanWeb)


Komente ( 4 )

  • @Erald. Sa vjet pas SHBA ishte Japonia e Gjermania pas lifted 2 boterore? Ishin shkaterruar te gjitha, por me pune e jo dembelizem, pesimizem u ndertuan. Me njerez pesimista si puna jote ke te drejte shqiperia nuk behet kurre. Mbi te gjitha Shqiperia ka nevoje per pune dhe optimism.

  • Nje keshille per Bashen: Mos mendo se njerezit jane budallenje dhe do vijne pas thjesht se thua republike e re, kam nje plan dhe nje enderr, kam foto me Trumpin. Shpjegojua njerezve thjesht dhe ne menyre te sinqerte, pa sharje, ironi dhe genjeshtra.

  • Lan

    Po motore do sjellesh basha. Se basha je motori qe kariove ramen te fitoje Zgjedhjet 75 deputetet. Hyre ne cader per standarte zgjedhjes te behen zgjedhjet pa ramen ti shtysh zgjedhjet azgje nuk realizove por karikove ramen.

  • Amerika-300 vjet para Shqiperise.
    BE-ja-200 vjet para Shqiperise.

    Z.Basha:
    Shqiperia si Amerika ne vitin 2317
    Shqiperia si BE-ja ne vitin 2217

    Te lutem mos luaj me inteligjencen e Shqiptareve zoti Basha,mjaft u talle me ne,por mer femijet dhe familjen dhe shko jeto ne Hollande sepse ti dhe shume politikane te tjere ne Shqiperi,me aq pasuri sa keni,te ardhmen e familjes dhe te femijeve tuaj e keni projektuar dhe po e ndertoni jashte Shqiperise.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .