Lulzim Basha i ka sqaruar qytetarët e Delvinës sot gjatë ecjes dhe takimeve atje me banorë, për planin e tij ekonomik.

Basha u tha banorëve që synimi është të ndezim motorrin e ekonomisë që të funksionojë për të gjithë, jo ti japim dikujt timon që e do për vete.

Kreu i opozitës ka shpjeguar se ulja e taksave, ulja e cmimit të naftës, të energjisë do ta vënë në lëvizje ekonominë, do shtojë të ardhurat në xhepat e qytetarëve, cka do të rrisë konsumin, prodhimin.

“Nuk kam shpikur asgjë dhe nuk ka nevojë të shpikim, tha Basha, është i njëjti model që funksionon në Gjermani, në Europë, në Amerikë”.

Basha u bëri thirrje qytetarëve që janë ende të pavendosur, të bëjnë dallimin mes atij që do timonin e pushtetin për veten e tij, dhe atij që ka prioritet qytetarët, interesat e tyre.

“Paratë nuk do të shkojnë për palma, pllaka, fasada, paratë do shkojnë për rritje pensionesh, për sigurimin e shkollimit dinjitoz për fëmijët shqiptarë”,- tha ai.

Basha tha se plani i tij do të sjellë investime. “Ne do të sjellim fabrika që prodhojnë pjesë për makina, që do krijojnë vende pune, do prodhojmë dhe timonë, dhe unë do ia dhuroj një Ramës, u tha Basha banorëve të Delvinës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: