Në ditën e dhjetë të protestës së opzitës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri një bashkëbisedim me ish-të përndjekurit politikë duke i premtuar atyre shlyerje të boxhit moral e material që nuk i është dhënë në këto 26 vite.

Kreu i opozitës gjithashtu akuzoi kryeministrin Edi Rama se me të, dhe kriminelët që ka sjellë në pushtet, kurrsesi do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

“Nga tirania e drogës që tjetërson vendin tonë, ku ka njerëz që duan të jetojnë ndershëm me djersën e ballit. Sot liria kërcënohet nga një kryeministër që shkel kushtetutën për të mbrojtur kriminelët që ka sjellë në pushtet. Refuzon të pranojë kushtet për të mbështetur shtyllën kryesore të tij krimin e kriminelët, me të cilët qëndron në pushtet. Sot jemi në bashkimin më të madh popullor që populli ka njohur në 26 vite. Zgjedhjet e lira e të ndershme të bien viktimë e një qeverie që ka vendosur t’i vjedhë ato me paratë e krimit. I themi Edi Ramës se e vetmja zgjidhje e zgjedhjeve të lira e të ndershme është largimi yt. Ky bashkim popullor sa vjen e rritet. Këtu nuk jemi për interesat tona, por për interesin e Shqpërisë dhe çdo shqiptari. Emigrantët nga Athina na janë bashkuar sot. Po ashtu janë nisur emigrantë nga Londra, Italia, Brukseli për t’u bërë pjesë e protestës për zgjedhje të lira. Për 26 vite shoqëria jonë nuk ka arritur ta lajë borxhin moral ndaj të përndjekurve politikë. Ne kemi bërë shumë në këtë drejtim, por e dimë që shumë ka mbetur pa u bërë, dhe u zotohem të përndjekurve politikë, se Republika e re që po ndërtojmë do të jetë e lirisë vetëm kur të shlyhet borxhi moral e material ndaj të përndjekurve politikë. Ky është premtimi im. Dy rrugë ka, ose tërheqja e popullit ose largimi i qeverisë,” tha Basha nga çadra e protestës.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: