TIRANE– Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur para protestuesve të mbledhur ne Bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’ duke thënë se kjo qeveri nuk përfaqëson popullin dhe se synimi i PD nuk është lufta për pushtet.

“Sot nga ky shesh i mbushur si kurrë më parë, ne dëshmojmë se ne nuk e pranojmë autokracinë, korrupsionin dhe se ne nuk mbyllim sytë. Kurrë autokratët e korruptuar. Kohë më parë këtij populli iu premtua mirëqënie, por e vetmja që krijoi është luksi i shfrenuar për veten dhe miqtë e saj. Popullit iu premtua drejtësi, por mbrojti kriminelët dhe pushtetarët e lidhur me krimin. Ndaj shqiptarët po largohen. Në vitet ’90 shqiptarët u turrën drejt botës për lirinë, sot po largohen, pasi nuk besojnë që në Shqipëri do të ketë demokraci, shpresën që nuk e vrau komunizmi e vrau rilindja.

Sot jemi mbledhur me qindra-mijëra në këtë shesh për të treguar se jemi evropianë dhe besojmë tek vlerat e demokracisë. Ne jemi këtu për t’i treguar Evropës se qeveria bizantine nuk përfaqëson popullin. Ne jemi mbledhur për të qëndruar përpara qeverisë më anti-evropaine që ka sot Evropa. Përpjekja jonë nuk është përplasje mes qeverisë dhe nuk është luftë për pushtet, por është përpjeka jonë me popullin kundër sundimtarit shkatërrues. Përpjekja jonë është beteja mes njerëzve që duan drejtësi”- tha Basha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb