TIRANE– Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur sot në “Opinion” të Blendi Fevziut edhe për takimin me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Ai ka thënë se takimi nuk ishte rutinë, por i planifikuar. “Nuk ishte një takim rutinë. Takimet me përfaqësuesin e SHBA-ve në Tiranë nuk mund të jenë rutinë. Ishte një takim i planifikuar dhe biseduam për shumë gjëra specifike”, tha Basha duke mos preferuar të japë më shumë detaje.

Sakaq, ai ka treguar sot se para zgjedhjeve të 25 qershorit ai ka patur jo një, por plot tre takime me Ilir Metën, i cili priste të merrte postin e Presidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: