TIRANE- Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar këtë të fundit një ‘arkitekt’ të krimit.

Basha pohoi se pak ditë para se Saimir Tahiri të hiqte dorë nga mandati i deputetit ka zhvilluar një takim sekret me Ramën, ku sipas tij ky i fundit i siguroi garanci. Mes ironisë lideri i demokratëve tha se Tahiri në vend që të shkonte në burg, u la për 10 ditë në ‘arrest shtëpie’ ndërsa pinte birra e hante qofte në ballkon.

“U bënë 4 javë që Rama dhe Xhafaj i japin mbështetje krimit, trafikut dhe bandave të lidhura me qeverinë. Tahiri sot është në liri, Xhafaj mundon pasi nuk i del koha mes shkatërrimit të provave, survejimit të opozitës, apo kërcënimit të dëshmitarëve. Kapja e prokurorisë, presioni i vazhdueshëm ndaj drejtësisë, i denoncuar edhe nga partnerët tanë, janë vepra të një njeri, arkitekt i lirimit të Tahirit, i mbajtjes së Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme dhe mbështetjes së vazhdueshme ndaj bandave, që ka lidhur fatin e vet politik. Për Tahirin, për Xhafën, dhe veten e vet, Rama po bllokon integrimin në BE. Në Berlin e mori të qartë mesazhin se negociatat rrezikohen nga ajo që quhet ‘kapja e shtetit’ dhe moszbatimi i ligjit. Rama shkel Kushtetutën dhe ligjin. Kjo është e papranueshme që të ulet në tavolinën e bisedimeve një vend që është renditur në 20 vendet e korruptuara. Tahiri pas një takimi kokë më kokë me Ramën në Tiranë, të dokumentua nga burime dhe prova të pakontestueshëm nga opozita dha dorëheqjen, pasi mori garancitë që do të kontrollohej tek drejtësia e Ramës. 10 ditë ‘arrest shtëpie’, birra e qoftë në ballkon, Tahiri fitoi lirinë. Burg për kuksianët, azil politik përndjekje për Zaganin. I njëjti arkitekt, i njëjti urdhërues. Rama, ti ke shpallur që të marrësh në mbrojtje shtetërore vëllezërit Xhafaj, siç bëre me Tahirin dhe Habilajt. I mundësove Xhafajt që t’i mundësojë lirinë vëllait të tij. Ti bën sikur nuk sheh që dje dhe sot një ligj i Antimafias nuk zbatohet për Xhafajn”, tha Basha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb