Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Basha i prerë: Marrëveshja me Ramën ‘vdiq’, reforma zgjedhore do nisë edhe nëse…

basha

TIRANE– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, ku serish është ndalur tek reforma zgjedhore. Basha u shpreh se nuk ka marrëveshje me Ramën, pasi ajo ka ‘vdekur’ dhe sipas tij kryeministri Rama bleu votat. Kryedemokrati u shkreh se reforma zgjedhore është përparësi absolute dhe do bëhet edhe nëse nuk do Rama.

“Reforma zgjedhore është urgjencë absolute dhe duke nisur nga kjo javë ne do nisim konsultimet politike për t’i shtrirë ato më pas me qytetaret. Nuk ka marrëveshje me Ramën. Ky është një cirk. Marrëveshjen ai e shkeli, pasi në thelb kishte votën e lirë. Qëndrimi im për marrëveshjen 18 majit është shprehur nga unë në seancën e parë në Kuvend. Thelbi është se marrëveshja vdiq. Ai bleu votat dhe angazhoi kriminelët.

Reforma zgjedhore është domosdoshmëri dhe do bëhet do apo nuk do kryeministri. Të mendosh se Rama do reformë zgjedhore kjo është një gënjeshtër e pastër. Votimi elektronik është përparësi absolute. Përtej deklaratave ne kërkojmë nisjen e reformës zgjedhore. Falë shitblerjes së votës Rama është akoma kryeministër. PD ka qene dhe është që gjithkush të gjejë veten”- tha Basha.

(d.d/BalkanWeb)


Komente ( 2 )

  • Po kush të pjerdh ty tani o debili Saliut.E hëngre prasin deri në rrëzë,mos fol tu bëftë mirë o dhëndri komunizmit.

  • ‘ AI BLEU VOTAT DHE ANGAZHOI KRIMINELET’..

    “????? ”’

    Filloi prap ky debili me te njejten histori ?

    E pas do ti duheshin Rames ato vota ???
    3 me shume apo 3 me pak .. Ruci do te behej kryeparlamentar.

    Po keta KRIMINELET ku u angazhuan ?
    Pse nuk i thua me emra ?

    Ky vazhdon ta marri popullin per dele..



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.