TIRANE – Gjatë fjalës së tij në çeljen e Akademisë Politike të PD-së, lideri i demokratëve, Lulzim Basha tha se integrimi evropian i vendit është në rrezik dhe e vetmja shpresë për vendin është Partia Demokratike, rinia demokrate dhe opozita shqiptare. Sipas Bashës, fitoja e demokratëve në zgjedhjet e ardhshme është domosdoshmëri, për të sjellë në pushtet qytetarin shqiptar.

“Shpresa e ndryshimit quhet PD, dhe kësaj shprese i prin rinia demokrate. Shqipëria është në një udhëkryq të rrezikshëm për stabilitetin dhe të ardhmen e saj evropiane. Një udhëkryq të rrezikshëm të shkaktuar nga braktisja totale e rinisë shqiptare e qytetarit shqiptar. Eshtë domosdoshmëri që PD të bëjë gjithçka për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Për të sjellë në pushtet qytetarin shqiptar, i cili sot është i braktisur, i tradhtuar nga në kryeministër që mendon vetëm për veten e tij dhe një grusht njerëzish e kriminelësh me të cilët shpreson se do të mbajë pushtetin. Integrimi evropian i vendit është në rrezik. Nuk mund të hapen negociatat për një vend që dhunon zgjedhjet, që dhunon maturantët e tij përmes ligjeve të padrejta e klienteliste, nuk mund të hapë negociatat një vend ku vidhet ditën për diell e natën për hënë. Ku mediat quhen kazanë.”- deklaroi Basha.

Kreu i PD-së pranoi gabimet që demokratët bënë në vitin 2013 dhe që i kushtuan rrëzimin nga pushteti, por shtoi se këto gabime janë reflektuar dhe se PD duhet të shkojë përpara për interesin publik.

“Kemi bërë gabimet tona që i kanë kushtuar interesit publik. Gabime që padyshim patën rolin e tyre në rotacionin politik të vitit 2013. Duhet të jemi krenar për çfarë arritëm, por kokëulur, zemërhapur, ti themi shqiptarëve, “po kemi gabuar, kemi reflektuar, le të shkojmë përpara. Çdo ndjesë duhet të jetë e sinqertë dhe në funksion të një aleance të re me qytetarin shqiptar.”- tha Basha.

Nga ana tjetër Basha u ka dhënë disa mesazhe-leksion të rinjve që presin t’i futen rrugës së politikës. Ai theksoi se duke u mbështetur tek eksperienca personale e tij në politikë prej 11 vitesh, kishte mësuar shumë gjëra në këtë drejtim.

“Sot, nuk dua të zgjatem, por dua të ndaj me ju disa gjera që kam kuptuar nga politika këto 11 vite të qenit përfaqësues politik. Kam mësuar e në politikë ashtu ehe në jetën e përditshme, nuk duhet të thyhet në jetën e përditshme, në pengesën e parë, të dytën, apo të tretën, pasi politika është rrugë e vështirë. Pasi ndodh njëherë por edhe shpesh herë do humbësh. Por nuk humbet besimi nëse fiton. Kjo nuk do të thotë se nuk do përpiqesh nga frika e gabimit, pasi kjo është pjesë e politikës. Nëse nuk jeni të përgatitur për tu ngritur pas plagëve në karrierë, nuk jeni përgatitur këtë punë. Tek ne politika shpesh perceptohet dhe ka qenë politikë kulisash dhe prapaskenash. Ju të rinjtë, të vetmin kompromis që duhet të keni është zëri i qytetarit. Politika është në radhë të parë shërbim publik. Politika është në shërbim të njerëzve. Vullneti i popullit është gjithçka.”, tha Basha.

Ai theksoi më tej se rreziku që vjen nga kjo maxhorancë është i madh.

“Sa herë që kemi qenë në vështirë, rrugën e gjeti rinia. Aleanca e kundërshtarit tonë politik, me krimin, drogën, është e fortë dhe çimentuar. Rreziku i kësaj shprehet qartë për zgjedhjet dhe stabilitetin e këtij vendi. Aleanca që ne kemi dhe do ndërtojmë, ka prodhuar se sa herë kemi qenë të sinqertë me popullin.”, tha kryeopozitari.
(er.nu/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb