TIRANE- Nga foltorja e Kuvendit kreu i PD-së Lulzim Basha bëri një deklaratë të fortë, ndërsa pohoi se bashkëpunëtori X, që ishte në audiopërgjimin e publikuar nga demokratët, ku pretendohet se fliste me Agron Xhafajn, po kërcënohet.

Lideri i PD-së tha se prej 72 orësh bashkëpunëtori X po shantazhohet bashkë me familjen e tij nga ana e policisë. Po ashtu Basha tha se Fatmir Xhafaj e di se kush është bashkëpunëtori X.

“Agron Xhafaj duhet të ishte nën arrest dhe nën hetim nga Prokuroria. Ai u dërgua fshehtas dhe me urgjencë, Edi Rama dhe Xhafaj janë të zënë me një punë tjetër. Se çfarë do ta marrim vesh shumë shpejt. Prej 9 ditësh shqiptarët dhe opinioni ndërkombëtar kanë parë fakte të pranuara dhe nga vet Xhafaj. Fakti se Agron Xhjafaj u kap në një operacion ndërkombëtar nga DEA, u mohua për vite me radhë nga vëllai i tij. A i u dënua me 7 vite e 2 muaj burg për trafik droge. U mohua për 5 vite me radhë dhe u pranua sot. Është fakt se Agron Xhafaj i ka ikur drejtësisë. Ai ka pasur avokat, por ka vendosur ti iki dhe ti bëj bisht drejtësisë gjatë procesit të gjykimit. Ai nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim, as në Itali dhe as në Shqipëri. Deri dje ai ishte në Shqipëri, në Vlorë. Është fakt se Agron Xhafaj ndërroi identitetin e tij, nga Agron në Geron. Agroni vazhdonte aktivitetin e tij kriminal të trafikut të drogës në Vlorë. 9 ditë pa asnjë përgjigje, pa asnjë qëndrim. Dhe dje papritur Xhafja niset fshehtas dhe me urgjencë në Itali. Jo siç ekstradohen të dënuarit me pranga në duart, pro me avionin e linjës. Por u përshëndet në qetësi me policët dhe hipi në avion. 5 vjet pa i hyrë gjemb në këmbë. Parapritur pasi u konfirmuan faktet, se ishte koka e krimit në Itali, përcillet në Itali. Çfarë fshihet pas kësaj ngjarje. Prej 72 orësh dëshmitari X dhe familja e tij janë nën opresionin tmerrshëm të dyfishtë të bandës Xhafaj dhe nën terrorin e presionin policor. E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vet tij”, tha Basha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: