TIRANE-Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim në lidhje me fenomenin e papunësisë me protestuesit në çadrën e ngritur para godinës së Kryeministrisë. Basha akuzoi Ramën se po bëhet qesharak në qarqet diplomatike, ndërsa ka sulmuar dje senatorin italian Aldo Di Biagio kur tha se është një zyrtar i lartë me precedentë penalë në Itali për shpërdorim detyre dhe përvetësim të mbi 450 mijë eurove në dëm të qytetarëve italianë. Basha tha se senatori italian ka luftuar përkrah Agim Çekut për çlirimin e Kosovës.

“Dua të ndaj një mesazh me ju ka të bëjë me gjendjen psikike ku gjendet Rama me eskortën e tij. Kemi çdo ditë mbështetje për kauzën tonë. Ai lëshoi trakte kundër senatorit italian. Ai është bërë subjekt i barcaletave dhe qesharak në qarqet diplomatike. Ka dy vite e gjysmë që kur u botua raporti i OSBE-ODIHR për pasurinë 200 mijë euro që i gjati vetëm sulmon. Quajti turpin e civilizimit Donald Trump, ndërsa krahun e djathtë të Merkel e quajti deputet skutash. Dje sulmoi senatorin De Biagio i cili ka luftuar për lirinë e shqiptarëve. Aldo Di Biagio është luftëtar me arme për lirinë e Kroacisë dhe ka shërbyer nen komandën e shqiptarit Agim Çeku për çlirimin e Kroacisë dhe prej 1998 ka qene krah për krah me ushtaret e Kosovës. Ai ka ndihmuar në terren për luftën ndaj pavarësisë së Kosovës.”- tha Basha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: