BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Brukseli, ku po merr pjesë në seancën dëgjimore në Parlamentin Europian për zgjedhjet e 21 qershorit, deklaron se ka një konsensus mes së djathtës dhe të majtës në PE se dekriminalizimi është një urgjencë kombëtare.

Në profilin e tij në Facebook, Basha shkruan se zgjedhjet jo të lira dhe të ndershme dhe inkriminimi i pushtetit ishin shqetësimet kryesore të ngritura në këtë seancë.

“Europa i thotë JO legalizimit të vjedhjes dhe blerjes së mandateve nga Bushi e Roshi me kompani. Dekriminalizimi urgjencë kombëtare. Në Bruksel në takime me eurodeputetë dhe përfaqësues të institucioneve europiane me rastin e seancës dëgjimore në Parlamentin Europian për zgjedhjet e 21 qershorit, dhe skandalet e qeverisë lidhur me krimin dhe korrupsionin. Zgjedhjet jo të lira dhe të ndershme dhe inkriminimi i mëtejshëm i pushtetit ishin shqetësimet kryesore të ngritura në këtë seancë. Konsensus mes të djathtës dhe të majtës në PE se dekriminalizimi është hapi i parë i domosdoshëm dhe urgjent edhe për rikthimin e besimit tek vota e lirë”, shkruan Basha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: