Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për herë të parë për zgjedhjet në Kavajë, të cilat janë dekretuar nga presidenti Nishani për në 7 maj.

Nga çadra e protestës Basha u shpreh se zgjedhje në Kavajë nuk do të ketë pa demokratët. Basha tha se më 7 maj në Kavajë do të organizohet një protestë e madhe qytetare, raporton Balkanweb.

Kreu i PD ka kërcënuar se nëse shumica mban zgjedhje në Kavajë pa demokratët, atëherë u shpreh ai qytetarët e Kavajës, do të bëjnë me këtë shumicë atë që i bënë etërve të tyre para 26 vitesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb