TIRANE- Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Kryedemokrati ka publikuar fotot nga ceremonia në rrjetin social Facebook.
“Me qytetarët e Prishtinës në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës”- shkruan Basha.
Dje Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në këtë seancë merrnin pjesë shumë politikanë e diplomatë.
Përveç Bashes, të pranishëm në ceremoninë e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ishin edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ish kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruci.
(d.d/BalkanWeb)