SHKODER– Kreu i PD, Lulzim Basha ka inspektuar zonat e përmbytura në Shkodër. Ndalesa e parë e kryedemokratit ishte në Dajc, ku pa nga afër situatën.Basha tha se situata po shkon drejt përkeqësimet dhe se mosshpallja e emergjencës është përgjegjësi ligjore dhe vepër kriminale. Sipas krydemokrati ka dy arsye qe qeveria nuk shpall gjendjen e emergjencës.

Pjesë nga fjala e Bashës:
Ju shpreh mirënjohjen time qe keni qëndruar ne krye te detyrës. Keni bere akoma me shume se institucionet qe e kane për detyre. Dua te falënderoj edhe Forcat e Armatosura. Askush s’mund te me thotë se kjo është vepër e Zotit por është e njeriut dhe është përgjegjësi e drejtpërdrejte e korporatës te energjisë. Përpara se te shkojmë tek përgjegjësitë rendësi kane banoret sepse kemi 1 mije familje te rrethuar nga uji dhe kjo për çdo qeveri përben gjendje emergjente. Kane probleme me ujin, ushqimet, shkollat kane ndalur aktivitetin, bujqësia ne keto zona është shkatërruar dhe ka qindra mijëra dëme ne bagëti. Prioritet ka jeta njerëzore dhe falënderoj bashkinë qe i ka ardhur ne ndihme, jam informuar për evakuimet tek konviktete apo tek familjet e tyre. Banoret e rrethuar nga uji te mbajnë kontaktet me autoritetet lokale sepse shpëtimi i jetës është parësore. Ndihmat e ardhura nga qeveria janë te pamjaftueshme.

Njolla e përmbytjes nga hera e fundit është përkeqësuar dhe situata po shkon drejt përkeqësimin dhe arsyeja për shpalljen e emergjencës është qe ti jepet ndihme banoreve. Mosshpallja e emergjencës është përgjegjësi ligjore dhe është vepër penale, pra kriminale. Kam apel për qeverinë dhe kryeministrin qe te shpallet menjëherë gjendja e emergjencës dhe ti jepet fund heshtjes se ministrit përgjegjës dhe kësaj qeverie përgjegjëse për ketë gjendje. Asnjë alibi nuk përjashton Edi Ramen dhe Damian Gjiknurin nga përgjegjësia. I bej thirrje prokurorisë qe te nis hetime për çdo neglizhence te çdo institucioni.
Ka dy arsye pse nuk shpallet emergjenca. E para është për t’u shmangur nga dëmshpërblimet për banoret e përmbytur. Është një llogari meskine qe pengon Ramen te shpalle emergjencën. Pasojat do jene akute ne vazhdimësi nga përmbytjet dhe përgjegjësi është Edi Rama. Kjo nuk është politike dhe asgjë tjetër, është vepër penale. Shpreh solidaritetin e plotë me banoret ne këtë situate dhe falënderoja çdo organizate dhe këdo qe ka dhënë ndihma por kjo duhet te përballohet edhe nga qeveria. Mungesa e kryeministrit dhe paraqitje fotozhenike e vartëses se tij ministre bashke me heshtjen e tyre tregojnë qarte sjelljen e tyre. I fajesoj per braktisjen e shkollës dhe mosmenaxhimin e kësaj situate kritike. I kërkoj prokurorisë qe te nis hetimet kryesisht për këtë heshtje dhe veprim kriminal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb