Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Basha nga Berati: Do ikësh Edi Rama mos u kap kot pas pantallonave të mia. Nuk i harrojmë 4 vite (Video)

BASHA NE BERAT

BERAT- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë sot në Berat ku ka sulmuar kryeministrin Edi Rama të cilin e akuzoi për shkatërrimin e ekonomisë. Basha e quajti Rilindjen, katastrofa më e madhe kombëtare në 27 vjet.

“Berati i bardhë po paralajmëron ditën e bardhë që lind më 26 qershor. Ju falënderoj nga zemra për këtë bashkim të jashtëzakonshëm. Ju u ngritët dhe vratë frikën në ditët e errëta. Ju u ngritët dhe i thatë jo dhunës, terrorit, rritjes së çmimeve, taksave dhe u bashkuat në rrugët e këtij qyteti, fshatrave për të protestuar padrejtësinë e tmerrshme që solli rilindja, katastrofa më e madhe kombëtare në këto 27 vite. Në ditët e fundit, Rama dhe sejmenët e tij gjetën të bëjnë humor më një lojë të zezë. Ndaj humorit të zi, Edi Rama vëri fre gjuhës se më 25 qershor do marrësh ndëshkimin popullor me votë. Nuk të lejoj të sillesh si kloun cirku nëpër Shqipëri dhe të pretendosh që nuk je autori i një mijë të zezave dhe halleve”, deklaroi Basha.

Kreu i opozitës tha se planin ekonomik të PD-së e mbështet Europa dhe Amerika dhe është plani i ekipit fitues. Ai u shpreh i bindur për largimin e Ramës.
“Edi Rama asnjë ditë nuk mendoi për ju, për beratasit. Ai nuk e di se Berati jeni ju, se Shqipëria janë shqiptarët sepse asnjë ditë të vetme nuk punoi për ju, nuk ju kishte prioritet. Nuk mendoi dhe nuk i dëgjoi hallet tuaja. Jeton në flluskën e tij i rrethuar nga një grup oligarkësh dhe sot ka guximin të marrë në gojë të vetmin plan ekonomik që ka kjo fushatë. Planin ekonomik të PD-së, të ekipit fitues që e mbështet Europa, e mbështet Amerika.

Do ikësh Edi Rama mos u kap kot pas pantallonave të mia. Do largohesh me votën e shqiptarëve. Askush nuk t’i harron 4 vite të shkatërrimit. 4 vite e zbraze Shqipërinë dhe sot 56% e shqiptarëve duan të ikin nga Shqipëria”, tha Basha.

(m.k/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .