GJIROKASTER- Kreu i PD, Lulzim Basha nga Gjirokastra u tha qytetarëve se përballë kanë një alternativë që nuk i mban premtimet dhe nga ana tjetër një plan konkret për zhvillimin ekonomik.

Sipas Bashës, Edi Rama po bën të njëjtat premtime si katër vite më parë, por ka vetëm një plan të varfërojë shqiptarët.

Basha tha se Rama në vizitat e tij jashtë vendit nuk mendon për qytetarët, por për qejfet e tija, si ekspozita apo ndeshje sportive, ndërsa tha se, në vizitën e tij dy ditore në SHBA ka takuar kapitenët e ekonomisë botërore që pas datës 25 qershor do të investojnë në vendin tonë me ardhjen në pushtet të Republikës së Re.

“Edi Rama erdhi me premtime të mëdha, po s’kishte plan t’i mbante. Ai kishte plan të godiste qytetarët e pafajshëm me taksa të larta, me faturën e energjisë që e çoi më të lartin në Ballkan. Me çmimet e ushqimeve më të larta dhe fuqinë blerëse e rroga e pensione më të ulëta në Ballkan. Ato që duhet t’i rriste, Rama i uli, shih këtu subvencionet për fermerët. La mijëra maturantë jashtë dyerve të universiteteve. Kjo ishte qeverisja e Edi Ramës dhe vendimet e Edi Rama. Kishte 16 miliardë euro në dispozicion dhe katër vite kohë, por s’kishte e s’pati kohë të punonte për qytetarët”, tha kryedemokrati.

Pë vizitën e tij në SHBA, Basha tha se “nuk kam harxhuar asnjë minutë kohë për tekat e mia, por takova dhjetëra kapitenë të ekonomisë botërore për tu shpjeguar planin ekonomik dhe ata do të vijnë këtu të investojnë në këtë vend.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: