TIRANE– Kreu i PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar sot kryeministrin Edi Rama për të disatën herë, por kësaj radhe i është referuar një shkrimi të studiuesit Aurel Plasari. Basha tha me tone të larta: “Edi Rama jemi këtu për të shpëtuar lëkurën, të mos përfundosh si Duçja”.

“Ky projekt ka një themel të patjetërsueshëm dhe kjo është vendosmëria e rinisë për një jetë të re në një Shqipëri të re ku asgjë nuk mund të jetë dhe nuk do jetë si më parë. Këtë e di fare mirë dhe Edi Rama, i cili dje në monolog pranoi se Shqipëria është në anomali, sigurisht nuk i njohu vetes këtë anomali që janë korrupsioni, krimi galopant që ja shkruan DASH në raport dhe Europol. Por tha “jo, meqenëse është anomali unë do shkoj deri në fund”. Përgjigjen më të mirë ja dha Plasari, kur tha se “mos mor djalë se do përfundosh si Duçja”. Edi Rama jemi këtu për të shpëtuar lëkurën, të mos përfundosh si Duçja. Republika e re është këtu për të garantuar që as ti dhe askush tjetër të mos përfundojë si Duçja Po të ishte puna për karshillëk, 18 shkurti i dytë të gjen në Lanë jo në zyrë, por ne jemi këtu si patriotë, si demokratë, si njerëz të një lëvizjeje të madhe të paprecedentë në historinë tonë, që është mbi të gjitha një lëvizje qytetare dhe paqësore”, deklaroi Basha.

Ndërkohë Basha tha se prej 4 vitesh vendi është i nëpërkëmbur, por u shpreh mirënjohës ndaj të rinjve pasi po tregojnë vendosmëri për të mos e lënë vendin ashtu siç ka qenë. Basha tha Republika e re’ është republika ku qytetarët nuk kane frikë, por pushtetarët ulin kokën ndaj çdo qytetari.

“Në këtë shesh rinia e tha fjalën e saj. Jam i përulur, por edhe i frymëzuar teksa dëgjoj të rejat dhe të rinjtë që artikulojnë me mençuri dhe me kulturë evropiane besimin e tyre për të mos e lënë më Shqipërinë kështu sitac ka qenë. Kur e themi ne është propozim, por kur e thotë rinia do bëhet realitet. Këtë e di mirë çdo shqiptar sepse na e tregoi dhjetori i vitit 1990. Prej 4 vitesh vendi është i nëpërkëmbur. Dua ti them sot se para së gjithash ‘Republika e Re’ që buron nga ky shesh është republika juaj. Ky shesh do jetë prona e të rinjve dhe të rejave shqiptarë për liri dhe demokraci. Ka filluar të tërhiqet dallga e krimit dhe të burojë shpresa dhe besimi. ‘Republika e re’ është republika ku qytetarët nuk kane frikë, por pushtetarët ulin kokën ndaj çdo qytetari. Keni mençurinë dhe dashurinë për familjen dhe Shqipërinë, por ju u mungon vesi dhe dinakëria që kurrë mos e paçi. Me këtë çiltërsi që keni demonstruar le ta dije çdo shqiptar kudo ndodhet se ‘Republika e Re’ nuk do ndalet dhe do jetë realiteti politik kudo që flitet shqip’- u shpreh kryedemorkati.

Ai u shpreh i vendosur se protesta e opozitës dhe çadra e ngritur do vijojë të qëndrojë para kryeministrisë.
“S’ka gjë do të qëndrojmë më gjatë, në fakt ne na pëlqen të qëndrojmë këtu sepse ky shesh është pagëzuar tashmë dhe ka hyrë në histori. Me qëndresën këtu do t’i sigurojmë Shqipërisë jo vetëm zgjedhje të lira e të ndershme por edhe parametra të një vendi europian të gatshëm për anëtarësim në BE. Gjithçka që bëre në 4 vite e largoi Shqipërinë nga Europa”, akuzoi Basha kreun e qeverisë. Ai tha më tej se PD në pushtet do të anulojë ligjin për arsimin e lartë.

(d.d/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: