TIRANË- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për kriminalizimin e vendit. Ai tha se Policia e Shtetit me bekimin e tij ka funksionuar si organizatë kriminale, madje edhe me hierarki. “Kambanat po bien për Edi Ramën, fundi i tij po vjen”, thotë Basha.

DEKLARATA E KREUT TË PD
Tashmë është e qartë për të gjithë botën se, me bekimin e Edi Ramës, Policia e Shtetit ka funksionuar si një organizatë kriminale e strukturuar, me hierarki të përcaktuar: nga koka e saj Saimir Tahiri tek drejtorët e policisë së rretheve dhe shefat e anti-drogës e të terrenit.

Kjo organizatë shtetërore kriminale, bandat që ajo kontrollonte dhe paratë e drogës u përdorën nga Edi Rama për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe ruajtjen e pushtetit të tij.

Krimi i organizuar është kërcënimi më serioz ndaj sigurisë dhe rrezikon destabilizimin e Shqipërisë. Lufta kundër krimit është sot prioriteti kryesor kombëtare

Por kambanat po bien për Edi Ramën. Ai e di se po i vjen fundi dhe po bën gjithçka për të vendosur nën kontrollin e tij të plotë edhe sistemin e ri të drejtësisë. Me një prokurori dhe drejtësi të pavarur, Edi Rama e di se nuk shpëton dot dhe se dita kur do të japë llogari para drejtësisë është vetëm çështje kohe.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: