TIRANE- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka treguar disa nga arsyet se forta që ka vendosur Bundestagu gjerman që pengojnë sipas tij hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Nga foltorja e Kuvendit, lideri i opozitës tha se lajmi më i keq është që nuk ndryshohet kjo qeveri.

Teksa foli për kushtet e ashpra që ka vendosur Gjermani për vendin tonë, Basha mori shembull Maqedoninë, që i është vendosur hapja e negociatave pa kushte.

“Lajmi më i keq është që nëse nuk e ndërrojmë këtë qeveri, rezultati do të jetë i njëjtë. Pse Shqipërisë i vendosen kontrolle nga Bundestagu. Pse u vendos hapja e negociatave për Maqedoninë, pa kushte? Të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se cili është ndryshimi që Maqedonisë i rekomandohet hapja e negociatave pa kushte dhe Shqipërisë i vendosen kushte të rënda të paprecedente për Ballkanin. Cila është arsyeja? Arsyeja është Edi Rama, kryeministër i lidhur me krimin dhe i zhytur me krimin. Ajo ja ka dalë që në 3 vite e gjysmë ta kthejë Shqipërinë në vendin me shumë emigrantë”, tha Basha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: