Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku një Audi A8 e blinduar goditi makinën e policisë.

Deri tani, policia ka arrestuar tre persona dhe shpallur në kërkim biznesmenin e njohur Petrit Çela, pronar i tregut agro-ushqimor në këtë qytet.

Kreu i PD akuzon dhe një herë qeverinë për lidhjet me bandat kriminale, ku shprehet se pikërisht nga kjo lidhje buron guximi dhe pushteti i tyre.

Lideri opozitar shkruan në Facebook, se Rama i shtrëngon duart me krimin për të siguruar vota në zgjedhje.

“Ja ku buron guximi dhe pushteti i bandave kriminale. Makina qe goditi policine mbreme ne Elbasan, eshte ne emer te Petrit Celes qe po shtrengon duart me Edi Ramen ne prani te kumbarit Qazim Sejdini. Policet e ndershem te Elbasanit denoncuan mbreme se i biri, Sueli ishte ne fakt ne makine, sebashku me dhendrin e Sejdinit. Edhe Edi Rama e di mire, por kjo eshte zgjedhja e tij; shtrengimi i duarve me krimin, per te siguruar vota ne zgjedhje,” shkruan Basha.

Një foto tjetër nga takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe Petrit Celes është siguruar edhe nga BalkanWeb

edi rama32

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: