Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur ditën e sotme pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD.

Kreu i PD akuzoi projektin 1 miliard dollarësh të qeverisë Rama, duke thënë se krimi tashmë nga parcelat e fshatrave po zhvendoset në mes të shesheve të Tiranës.

“Është krijuar një trekëndësh, Rama-qeveria, narko shteti  dhe ekonomia që po kriminalizohet nga paratë e drogës.

Krimi i organizuar në Shqipëri nisi me kultivimin e kanabisit në vitin 2015-2016, tani është trafiku i  heroinës , dhe fusha tjetër është kafshimi i ekonomisë publike dhe private.

Krimi tashmë nga parcelat po zhvendoset në mes të shesheve të Tiranës, si dhe në projektin 1 miliard dollarësh të Edi Ramës,” tha kreu i PD.

Lideri opozitar Lulzim Basha bëri një shpjegim në mënyrën e tij për projektin 1 milion dollarësh duke thënë se do t’i shërbejë vetëm oligarkëve dhe klientelës së qeverisë, por jo qytetarit.

“Një biznes nëse kalon xhiron prej 20 milionë lekësh në vit, duhet të paguajë tvsh-në. Klement Balilaj dhe dhjetëra Santa Quaranta të tjera, për 10 vjet nuk do paguajnë tatim-fitimi. Do paguajnë vetëm 6% tvsh, ky është buxheti që tregon se Ram është aksioner i drejpërdrejtë i krimit. Pasi zhyti në kolaps ekonominë, tani do të pastrojë paratë e njerëzve të tij, klientëve të tij.

Rritja e rrogës do jetë minimale, më pak para për fermerët, për shëndetësinë,. Do jetë buxheti i rrënimit për shqiptarët  e thjeshtë. Vetëm lordët e drogës do dalin të fituar,” tha Basha për gazetarët.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb