TIRANE- Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka reaguar ditën e sotme ndaj vendimit të Qeverisë për të rritur pensionet në masën 1.6 %, duke e cilësuar këtë “një tallje e vërtetë me qytetarët”. Basha thekson se sipas llogaritjes, ky indeksim i pensioneve është një rritje prej 2300 lekë të vjetra zonat urbane; dhe 1300 lekë për fshatin.

“Edi Rama po fryn me pompë vendimin për indeksimin me 1.6 përqind të pensioneve, që në të vërtetë është një tallje e rëndë. Një tallje me 635 000 pensionistë, sepse sipas llogarisë për ata në zonat urbane, Edi Rama ka shtuar diku 2300 lekë të vjetra në muaj, ndërsa për ata në fshat 1300 lekë në muaj. Pra një bukë e 100 gramë djathë në muaj është bujaria e Edi Ramës ndërkohë që çmimet sipas INSTAT-it qeveritar janë rritur me 4.8% për arsimin me 16.3% për frutat dhe 7.1% për zarzavatet. Ky indeksim është një turp i qeverisë në ikje, një mase e pritur me përbuzje. Çfarë të paguajnë më parë pensionistët me këtë rritje? Çmimin e rritur të energjisë elektrike, të urbanit, apo të barnave skarco të Beqës? Asnjë vendim i tillë qesharak nuk e shpëton Edi Ramën nga pensioni i afërt politik”, shprehet Basha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb