TIRANE– Në fjalën e radhës të mbajtur para protestuesve në çadrën përballë kryeministrisë ku opozita po zhvillon protestën, kreu i Partisë Demokratike tha se shteti është bërë njish me krimin, ndërsa rilindasit kanë ngritur me bandat e tyre shtabet elektorale. Sipas Bashës krimi po vë në rrezik zgjedhjet e ardhshme dhe reforma ne drejtësi është në rrezik.

“Në çdo fshat dhe qytet të Shqipërisë rilindësit kanë ngritur shtabet e tyre elektorale me trafikantë droge si Artur Bushi, trafikantë si Arben Ndoka etj. Këta njerëz duan të kapin zgjedhjet e ardhshme. Ky vend ka njohur diktatorë, por nuk ka njohur shtetin të bërë njish me krimin. Ky është rreziku më i madh që i kanoset çdo shqiptari. Prandaj janë vërsulur me shtabet e tyre kriminale. Njeriu që ka bërë këtë të mundur është ai që i themi kryeministri Rama. Krimi i bërë njish me pushtetin vë në rrezik zgjedhjet dhe drejtësinë. Sepse krimi zhduk drejtësinë e pakapur. Kush e beson se mund të ketë drejtësi të vërtetë kur kemi bandat në pushet dhe një qeveri të kapur nga krimi, gabohet. Kjo është e pamundur. Drejtësia dhe demokracia shkojnë bashke dhe janë të pazgjidhura. Nëse do zgjidhnim prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm ata do ishin në shënjestrën e mafies dhe të narkotrafikantëve. Kjo nuk është drejtësi, por padrejtësi”- tha Basha.

Ndër të tjera Lulzim Basha tha se lëvizja që udhëheq është forca e vetme për Shqipërinë si dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Sot lëvizja jonë kombëtare dhe demokratike është forca që do fitojë mbi këtë kërcënim ekzistencial. Ne do ndalim bashkë këtë të keqe. Ne ja dolëm me ndihmë të BE dhe SHBA të heqim Byronë Kombëtare ministrisë. Vetting me kriminelët në pushtet nuk ka. Kush i thotë shqiptarëve se mund të ketë vetting nga një qeveri njish me krimin nuk i do Shqipërisë të mirën. Liria e medias vazhdon të mbetet problem kryesor. Kjo betejë njësoj si beteja për drejtësi të pakapur është në fillimet e saj. Republika e re për një qeveri të pahapur nga krimi. Fitorja e sheshit të lirisë është fitore e Shqipërisë demokratike, pasi Republika e re është ajo e standardit evropian”- u shpreh Basha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: