TIRANE- “Sot në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane (PPE) do të diskutohet kërkesa e Partisë Demokratike për t’u bërë anëtare me të drejta të plota”. Kështu deklaron kryedemokrati Basha, i cili tha se do të zhvillojë takime me drejtues të lartë të PPE, Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian, të cilët sipas tij i kanë dhënë “mbështetje për një aksion të përbashkët për të ndalur përmbysjen që kjo qeveri po i bën standardeve demokratike”.

“Në qendër të diskutimeve zgjedhjet e 21 Qershorit ku shqiptarëve iu cënuan zgjedhjet e lira nga dyshja Rama-Meta dhe bandat e tyre, blerja e votës, kokëfortesia e qeverisë për të mos e zbatuar marrëveshjen e heqjes së kriminelëve nga parlamenti dhe kandidimi i kriminelëve, dhe kriza ekonomike që po detyron mijëra shqiptare të largohen çdo muaj nga vendi”,- sqaroi më tej ai.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: