TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi në të kundërt sipas tij nuk mund të ketë hetim të paanshëm lidhur me pajisjen e përgjimit. Sipas kryedemokratit për të patur një hetim të plotë dhe pandikuar, duhet “të mos jenë në detyrë personat e implikuar në këtë çështje”.

“Ne kemi një pozicion të qartë për këtë çështje. Transparenca është e rëndësishme. Ata janë të investuar për mjegull. Mori pajisjen, jo janë trajnime jo nuk janë. E ka kundërshtuar vetëm 10 herë në një emision televiziv. Ne kërkojmë transparencë dhe respektimin e ligjit. Prokuroria duhet të marrë në dorë dhe të hetojë pa ndikim skandalin. Qëndrimi i PD është se kjo nuk mund të ndodhë, që ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit të ndalojnë hetimin. Nevojitet një hetim i plotë, ai paanshëm dhe i pandikuar. Prokuroria nuk do ta zbardhë dot këtë skandal sa kohë që personat e implikuar vazhdojnë të mbajnë postet e tyre. Për një hetim të paanshëm duhet largimi i Tahirit”, tha Basha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: