TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sqaruar arsyet se pse Federica Mogherini gjatë vizitës së saj në Shqipëri, nuk do të takohet personalisht me të. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga protesta para kryeministrisë me emisionin “Opinion”, Basha hodhi poshtë zërat se ndërkombëtarët po bojkotojnë opozitën.

Sipas Bashës, lajmi i shpërndarë ditët e fundit për një “izolim” të opozitës nga ndërkombëtarët është një mashtrim i shpërndarë nga qarqet qeveritare dhe mediat afër tyre që po fabrikojnë këto lajme, ndërsa sqaroi se zonja Mogherini do takojë një përfaqësues të PD-së, edhe pse jo kryetarin, duke zbatuar kështu axhendën që ka.

“Pjesë e axhendës së saj do të jetë një takim me përfaqësues të partive politike, pjesë e takimit do të jetë edhe përfaqësuesi i PD”- shprehet Basha.

“E rëndësishme është ajo që po i thuhet asaj. Do i thuhet që pacienti ka kollë të lehtë dhe do shurup apo që ka kancer dhe duhet futur urgjentisht në operacion”- vijon Basha.

“Unë e kam takuar zonjës Mogherini dhe do takoj sërish si kryeministër i Shqipërisë”- përfundon ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb