TIRANË- Këngët dhe vallet nuk janë më të pazakonshme në protestën e opozitës para kryeministrisë. Ndërsa po zhvillohet dita e tetë e protestës, qytetarët po provojnë lloj-lloj mënyrash për të vrarë kohën. Ndërsa kemi parë edhe lojë me shah, apo edhe quiz-e me emrat e deputetëve e kryebashkiakëve që ka kapur dekriminalizimi.

Sot një tjetër moment relaksi vjen nga “çadra e lirisë”. “BalkanWeb” ka siguruar një video, ku disa protestues me siguri nga jugu i Shqipërisë ja kanë marrë me iso labe një kënge polifonike.

Janë një grup burrash që këndojnë një këngë të njohur labe “Aman trëndafil, aman borzilok” dhe me sa duket po ja kalojnë shumë mirë. Pranë tyre janë mbledhur të tjerë kureshtarë. E duket se kjo është përgjigjja për thirrjet e kreut të PD-së, Lulzim Basha për përshkallëzimin e protestës.

TEKSTI I KËNGËS
Unë të mbolla rrallë
ti më dole plot
aman trëndafil,
aman borzilok.

Ç’më ra havale
një i shkreti zog
aman trëndafil,
aman borzilok

Nuk më la farë
ç’do të mbjellë mot
aman trëndafil
aman borzilok

Unë e prisja dje moj
ai erdhi sot
aman trëndafil
aman borzilok.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: