TIRANE– Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar në spitalin e Traumës kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi që sipas PD është goditur nga policia gjatë protestës së opozitës. Basha tha se Bledi Kasmi ka 10 qepje në kokë dhe se policis ka ushtruare dhunë ndaj protestuesve.

“Është rast flagrant nga dhuna barbare e policisë Xhafaj ndaj medias dhe ndaj kryeredaktorit të RD. Ishte një protestë paqësore dhe qytetare dhe nuk pati për asnjë moment dhunë ndaj organeve të rendit. Dhuna e ushtruar ndaj Bledi Kasmit është tregues se si policia është vendosur në shërbim të familjes Xhafaj. Bledi Kasmi është me 10 qepje në kokë. Policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Ai po bënte punën e tij si gazetar dhe Agron Xhafaj u përcoll në Itali për t’i shpëtuar drejtësisë. Kjo është arsyeja pse Xhafaj nuk mund të rrijë në krye të Ministrisë së Brendshëm se përbën një rrezik. Shqipëria nuk ka të ardhme pa largimin e Xhafajt”- tha Basha.
Bledi Kasmi (1)
kasmi dyshe
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb