TIRANË- Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeministrit Edi Rama. Pas deklaratave të Xhafajt për çështjen “Tahiri”, Basha tha se ai është në konflikt të pastër interesi.

Basha tha gjithashtu se opozita ka informacione që do t’i jepen publikut.

“Xhafaj në konflikt të pastër interesi, s’mund të rrijë asnjë ditë. Levë që po e përdor Rama për të zbatuar paktin Rama-Tahiri që Tahiri t’ia hedhë me sa më pak kosto që të mos dalin fakte. Opozita është në kontakt të vazhdueshëm dhe ka informacione të besueshme që do t’i vihen në dispozicion publikut shumë shpejt. Thirrja im ndaj Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës të japin dorëheqjen”, tha Basha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: