TIRANË- “Protesta e nesërme është bashkimi me i madh i qytetarëve kundër padrejtësisë, kundër keqqeverisjes, kundër varfërisë”. Kështu ka deklaruar sot kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, një ditë para protestat së paralajmëruar kundër qeverisë.

Basha zbulon edhe disa prej protestuesve që sipas tij janë njerëz të artit, kulturës e sportit.

“Nesër do të marrin pjesë të gjithë qytetarët, gra, burra, të reja, të rinj, pensionistë, familjarë, studente, gjimnaziste dhe intelektuale, njerëz te artit, kulturës e sportit, te papune e sipërmarrës, fermerë dhe punëtorë. Nga ky bashkim i madh kanë frikë vetëm ata që duan t’i mbajnë shqiptarët të nënshtruar. Ndaj kanë filluar të shpifin e të gënjejnë për protestën. Mos i besoni tamtamet e qeverisë, mos i besoni ata që kanë katër vjet që ju gënjejnë për punësimin, për shëndetësinë falas, për mirëqenien tuaj”, deklaron kreu i PD.

Basha i ka ftuar shqiptarët të vijnë në protestë bashkë me familjarët e tyre. “Ejani në protestë bashkë me familjarët tuaj, siç do bëjmë të gjithë. Forca jonë nuk është dhuna, por bashkimi, kurajë dhe ëndrrat që kemi për të ardhmen”, theksoi Basha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: