Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Basha zbulon videon: Ky është drejtori i MPB që po fsheh provat që implikojnë Tahirin (Emri)

lulzim basha ne kuvend

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zbuluar një fakt tronditës lidhur me hetimet mbi Saimir Tahiri. Në Facebook, ai ka zbuluar emrin e personit në Ministrinë e Brendshme i cili po fsheh të gjithë provat që implikojnë Tahirin.

“Drejtorët e MPB në shërbim të Tahirit dhe prishjes së provave, me urdhër të Xhafës dhe Ramës: “Përshëndetje z. Kryetar.
Personi ne foto dhe video ështe Loran Sevi i cili aktualisht mban detyren Drejtor i Planifikimit Strategjik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ky person duket qartë në video tek shoqëron ish Ministrin “Saimir Tahiri” 3 ditë më parë kur ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” në studion e “TV Klan”.

Fakti është se sot e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është vënë në dispozicion të ish Ministrit Tahiri për fshehjen e provave që kanë të bëjnë me hetimin e ngritur nga Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ministri aktual z. Fatmir Xhafa po i jep gjithë ndihmën dhe suportin e duhur ish Ministrit Saimir Tahiri për të dalë nga kjo situatë, sepse Tahiri e shantazhon me dosjen e të vëllait Agron Xhafaj për të cilën Tahiri ka prova të manipulimit shtetëror me ndihmën e z. Fatmir Xhafa.

Bashkëlidhur “linkun” e Ministrisë së Punëve të Brendshme” në të cilin konstatohet detyra dhe funksioni i Loran Sevi”

(e.f/BalkanWeb)


Komente ( 12 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.