SIRI- Presidenti sirian, Bashar al-Assad ka thënë se ai e ka në plan që ta rimarrë kontrollin në gjithë vendin.

Në një intervistë të rrallë të tij, Al-Assad i tha agjencisë së lajmeve AFP se për të fituar ndaj rebelëve duhet kohë, sepse kjo përfshin edhe përfshirjen e fuqive rajonale.

Assad tha se do të vazhdojë të luftojë terrorizmin gjatë çfarëdo procesi ndërkombëtar.

Më parë, OKB-ja ka thënë se në këto 24 orët e ardhshme do të fillojë shpërndarjen e ndihmave për disa zona të rrethuara në Siri.

Gjatë konfliktit pesë vjeçar në Siri janë vrarë më shumë se 250 mijë persona si dhe më shumë se 11 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: