TIRANE- Pasi kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpreu punimet në Kuvend, dhe lideri i PD-së Lulzim Basha vijoi fjalën e tij nga foltorja përmes ‘Facebook’, selia blu vjen me një reagim.

Përmes zyrës së shtypit, PD akuzon Kuvendin se po bllokon valët e përdorimit të internetit, në mënyrë që mos të bëhet lidhja në ‘Facebook’, skenar tashmë i njohur nga opozita.

“Ne media po shperndahet lajmi se fjala e zotit Basha ne parlament nuk po transmetohet per shkak te internetit te kufizuar. E verteta eshte se kufizimi i internetit nuk eshte rastesor. Ne shkelje te ligjit, sherbimet e Kuvendit po perdorin cdo 2-3 minuta bllokimin e valeve per perdorimin e internetit”, thuhet në reagimin e PD.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: