Bashkëshorti i ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë del hapur kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në një kohë kur në Tiranë vlojnë debatet për shpenzimet e dyshimta të vilës së blerë nga ambasadorja e BE në Tiranë, bashkëshorti i saj gjen kohë dhe është mjaft i preokupuar të akuzojë dhe shprehë pakënaqësitë në rrjetet sociale ndaj presidentit Trump.

Sipas “hashtag.al”, Vlado Azinovic është një lektor universiteti dhe studiues i çështjeve të sigurisë. Ai poston shpesh ne ‘Twiiter’ informacione mbi rrezikun që i kanoset SHBA-ve dhe njerëzimit nga zgjedhja e presidentit Donald Trump.

A mund t’i besohet Trump-it butoni i mbushjeve atomike?
Çfarë dreqin po i bën Trumpi abortit?
Po emigrantëve cfarë po u bën Trump?
Ç’është ky ultra-nacionalizëm i bardhë?- këto janë disa nga pyetjet që përcjell Azinovic në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’.
Screenshot001
Azinovic njihet në Bosnjë si një studiues dhe ekspert i çështjeve të terrorizmit islamik dhe ISIS-it, ndërsa në një artikull të revistës kroate HRsvijet shkruhet se ai është dhe anëtar i bordit drejtues të Fondacionit për Shoqërinë e Hapur në Bosnjë, fondacion i cili ushqehet me fonde nga George Soros.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb