SHBA – Priscilla Presley është bërë kohët e fundit temë e mediave për shkak të pamjes së saj e cila edhe pse është 72 vjeçe duket e mrekullueshme.
Epo, është rinuar artificialisht dhe asnjë kritikë nuk e shqetëson. Ajo e pranon hapur se çfarë ka ndodhur me pamjen e saj.

Bukuria, të cilën ata e kishin zili në moshën e hershme dhe me këtë arriti të joshte Elvis Presleyn në moshën 14 vjeçare, sot lë përshtypje ndryshe.
Kur ajo kohët e fundit vizitoi një shfaqje teatrale amerikane “Lorainne”, rrodhi një pyetje: Si është e mundur që të duket kështu?

Kishte edhe ata që e përgëzonin për “mbajtjen e mirë”, të cilët e admironin atë, natyrisht, kishte edhe prej atyre që e cilësonin sikur një hardhucë. Ajo është viktimë e mjekut argjentinas, Serrano, i cili në trupin e saj ka injektuar botoks të përzier me një lëng që në Argjentinë përdoret për lyerjen e pjesëve të automobilave.

Ndryshe, Priscilla gjatë rinisë është angazhuar në modelim dhe aktrim, ku luajti në serinë dikur popullore “Dallas” dhe filmin, “Naked Gun”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb