Themeluesi i “Facebook” Marc Zuckerberg do të bëhet swrish baba. Lajmin e ka dhënë vetë Zuckerberg, nëpërmjet rrjetit të tij social “facebook”.
“Priscilla dhe unë jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se po presim ardhjen në jetë të një vajze tjetër.

“Pas eksperiencës sonë të vështirë për të sjellë në jetë Max, nuk ishim të sigurt se çfarë të prisnim apo nëse në do ishim të aftë të bënim edhe një tjetër fëmijë.

Kur Priscilla dhe unë morëm vesh lajmin, shpresa jonë e parë ishte që të jetë një fëmijë i shëndetshëm.
Shpresa ime e dytë ishte që të jetë sërish një vajzë.

Nuk mund të mendoj për një dhuratë më të madhe se të kesh një motër, dhe unë jam i lumtur që Max dhe fëmija tjetër do ta kenë këtë mundësi.”, shkruan Zuckerberg.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: