Nga Enrik Mehmeti
Mes dhimbjes për humbjen e të birit familja e 24-vjeçarit Beniamin Ferati nga Tetova tërhoqi titullin “Mirënjohje e Qytetit të Vlorës”. Një ceremoni u mbajt në Tetove për të kujtuar aktin heroik të 24-vjeçarit i cili nuk u frikësua nga dallgët, por tentoi të shpëtojë dy vajza që rrezikonin.

Heshtja ka pllakosur banesën e 24-vjeçarit. E vështirë të rrëfehet, babai i Benjaminit mes lotësh arrin të shprehe pak fjalë.

Beniamin Ferati humbi jetën në detin e trazuar të 15 qershorit në plazhin e Zvërnecit gjatë tentativës për të shpëtuar 2 vajza nga Vlora, por asnjë prej tyre nuk arriti të mbijetonte.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb