Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Bashkia transformon një tjetër bllok pallatesh në “Don Bosko”, shihni ndryshimin që ka pësuar

don bosko (5)

TIRANE- Një nga zonat më problematike të kryeqytetit në “Don Bosko” po transformohet tërësisht në një hapësirë të denjë për të gjitha grupmoshat. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikualifikimin urban të bllokut të banimit në këtë zonë tepër të populluar të kryeqytetit, ku përveç rikualifikimit estetik të zonës, është përmirësuar edhe infrastruktura.

Në këtë bllok banimi është bërë shtrimi i rrugicave duke shpëtuar njëherë e mirë banorët nga balta që krijohej gjatë periudhës së reshjeve si dhe nga pluhuri në verë.

Zona është pajisur me sistemin e ndriçimit, kosha të rinj për mbetjet si dhe me stola duke krijuar për banorët të gjitha kushtet për të kaluar disa momente qetësie në lagje.
don bosko (2)

don bosko (4)

don bosko (5)

thumbnail_don bosko (1)

thumbnail_don bosko (3)
(BalkanWeb)


Komente ( 3 )