Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Gazmend Sinani ka humbur jetën pas aksidentit rrugor. Lajmin për vdekjen e Sinanit e ka bërë publik Federata e Basketbollit të Kosovës nëpërmjet një postimi në faqen e tyre.
Sinani u nda nga jeta në një moshë të re 27 vite dhe ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Në po të njëjtin aksident kanë qenë edhe pjesa tjetër e lojtarëve të Përfaqësueses së Kosovës. Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina si dhe fizioterapeuti Kujtim Shala kanë pësuar lëndime trupore. Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet e përzemërta familjes Sinani dhe miqve të Gazmendit për këtë humbje të pakompensueshme.

Përveç Prishtinës, Sinani ka qenë edhe pjesë e akademisë së Fenerbahçes në Turqi. Ai në Kosovë ka luajtur edhe për Bashkimin e Prizrenit dhe Rahovecin, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Angli./zeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: