Boksi është një nga sportet më të vështira, por pavarësisht kësaj shpeshherë sporte të tjëra marin nga ai. Kjo për shkak të pakënaqësive që prodhohen gjatë lojës dhe aktorët për t’i treguar vendin kundërshtarit parapëlqejnë një nokaut.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një ndeshje basketbolli mes dy skuadrave të një kolegji, raporton “SportBild”. Në një palestër shkolle, basketbollisti grushtoi kundërshtarin, ku pasi e rrëzoi për tokë i dha edhe disa goditje me shqelm. Basketbollisti i shtrirë për tokë mbeti pa ndjenja dhe siç duket është futur në një “gjumë” që vështirë se do të zgjohet shpejt.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb