DURRES– Tre të arrestuarit për grabitjen e zyrave të Prokurorisë së Rrethit të Durrësit pak ditë më parë, kanë dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndonëse ata kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen, Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për shtetasit Artur Isa, Besnik Bushi, dhe Niaz Lena.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “Balkanweb” se dy nga të arrestuarit Artur Isa dhe Besnik Bushi kanë lënë gjurmë gishtash në ambjentet e brendshme të institucionit gjatë vjedhjes.
durres grabitja
Gjurmet e gishtave janë gjetur edhe mbi serverin qendror dhe atë të kamerave të sigurise. Para trupit gjykues, Isa dhe Bushi kanë thënë: “Nuk njihemi me njëri-tjetrin, nuk e kemi bërë ne vjedhjen”.
grabitja ne durres 1

Kujtojmë se zyra e prokurorit Afrim Shehu u grabit disa ditë më parë, ku autorët morën dokumente të rëndësishme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb