Gabriel Batistuta do të jetë në Olimpico për të parë ndeshjen mes Romës dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Kjo është hera e parë që legjenda argjentinase do të jetë në stadiumin romak pas 15 vitesh dhe shpreson në një fitore të ish-skuadrës së tij.

“Rikthimi në Olimpico është shumë emocionues. Është hera e parë dhe jam kureshtar të shikoj se si ndihem”, ka thënë Batigol për Gazzetta dello Sport.

“Roma? Ata gjithmonë kanë qenë në mesin e skuadrave të mëdha, por i ka munguar diçka. Skuadra po luan mirë me Di Francescon dhe arsyeja e vetme që Roma nuk ka fituar tituj është Juve, ata i kanë të gjitha. Barcelona? Roma mund ta mundë, ata mund të triumfojnë ndaj çdo skuadre në çerekfinale”, shtuar Batistota.

Sulmuesi i njohur argjentinas në të kaluarën ka luajtur edhe për Interin dhe Fiorentinën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb